NATO tërhiqet nga Afganistani

15 prill 2021 | 12:02

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të fillojnë përfundimin e misionit të tyre në Afganistan. Aleanca prej 30 anëtarësh ra dakord për masën në një takim dje në mbrëmje të ministrave të saj të Mbrojtjes dhe të Jashtëm. Vendimi vjen një ditë pasi zyrtarët amerikanë njoftuan se presidenti Joe Biden dëshiron të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani deri më 11 shtator, në 20-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit që shkaktoi pushtimin amerikan.

Në këtë takim ka marr pjesë edhe ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ministrja Xhaçka vlerësoi vendimin e administratës aktuale të ShBA, për të mos u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga Afganistani, por duke e bërë këtë në konsultim të plotë me vendet e NATO-s.

“Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e propozuar nga miqtë amerikanë dhe është e gatshme të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Afganistani, në përputhje me afatin kohor të vendosur nga NATO. Në këtë botë të mbushur plot kërcënime, ne nuk mund të përballemi dot vetëm dhe besoj se nga ky moment, Aleanca, do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar, me më shumë synime, energji dhe ide, për të garantuar sigurinë tonë kolektive”, ka deklaruar ajo./TVKlan/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismail Rexhepi Në marsin e kaluar të këtij viti, po…