Kemi hyrë në vitin e dytë, pa asnjë gazetë ditore!

15 prill 2021 | 12:02

Ismail Rexhepi

Në marsin e kaluar të këtij viti, po bëhet një vit i plotë që Kosova nuk as të vetmen gazetë ditore të shtypur në letër. Pra, nga ajo kohë kur u ndalën gazetat së botuari për shkak të pandemisë, edhe tash pse kemi hyrë në vitin e dytë është e njëjta situatë, pra pa gazetë ditore. Për të shkruar për këtë temë më shtyri një shok i imi, i cili ka ardhur nga Zvicra për të qëndruar pak ditë në vendlindje. Gjatë ndejës me te, ai më pyeti, në Zvicër, në një televizion u tha se në Kosovë ende nuk del asnjë gazetë ditore.

Unë u habita nga ky lajm, madje as që besoja se është e vërtetë. Mirëpo, tash po bindem se qenka e vërtetë. Ai, më tej, tha se në Zvicër, konkretisht në qytetin e Cyrihut tash e disa vite punon në shpërndarjen e shtypit ditor. Sipas Hakiut, edhe pse që nga 22 dhjetori i vitit të kaluar janë të mbyllura gastronomia e disa veprimtari të tjera, ndërsa, gazetat ditore dalin të gjitha, pra këto i shpërndajë vetë unë, ka thënë ai. Më tej, tha se është i habitur kur ka parë se këtu kemi hyrë në vitin e dytë që nuk del asnjë gazetë e shtypur ditore.

Para marsit të vitit të kaluar, në Kosovë botoheshin katër gazeta të përditshme, si “Epoka e Re”, ”Koha Ditore”, ”Bota Sot” dhe “Zëri”. Për këtë problematikë, nuk kam shkruar vetëm unë, por edhe disa persona të penës, ndër ta ishte edhe Milazim Krasniqi, i cili shumë bukur e pat trajtuar këtë problematikë. Sidoqoftë, një gjë dihet, vendi ynë është i vetmi vend në botë që nuk ka gazetë ditore të shtypur në letër. Në këtë rast kërkohet edhe ndihma e shtetit për të mundësuar daljen e shtypit ditorë.

Pra, të paktën mos të jemi një shtet i vetmi në botë që nuk ka shtyp ditor. Duhet thënë se asnjë portal nuk mund të zëvendësojë gazetën e shtypur. Sepse lexuesi ndihet i relaksuar kur ka në duar gazetën. Madje, aq shumë ju ka dalë “boja” këtyre portaleve sa që nuk ka mbetur fshat që nuk e ka portalin në emër të tij. Shkurt janë me qindra sosh. Në to nuk respektohet asnjë kriter drejtshkrimor, madje edhe titujt janë skandaloz. Saktësia askund, sepse duke vrapuar që cili do të jetë i pari për një lajm, pra për të marrë sa më shumë klikime, nuk qan kohën se si është shkruar. Ne këtë kontekst ka pak përjashtime.

Autori i këtij shkrimi, ishte në vend të ngjarjes ,në aksidentin e trafikut që kishte ndodhur në magjistralen Prishtinë-Shkup, afër fshatit tim Bujar dhe Qallapekut. Aso shkrime bënin portalet e Prishtinës, saqë unë zura të mos i besojë vetës që isha prezent në vend të aksidentit !

Në fund, lexuesit janë të etur për gazetë të shtypur ditore, andaj, duam zgjidhje në këtë drejtim. Boll ma pa gazetë, se u bëmë gaz edhe para syve të botës. Sidoqoftë, portalet nuk shuajnë etjen e mungesës të gazetës të shtypur në letër.

Ismail Rexhepi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një javë kaloi shpejt dhe të enjten në mbrëmje tetë…