NATO thirrje Rusisë: Tërhiq forcat nga Ukraina

01 mars 2022 | 12:52

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj.

Gjatë takimit që pati ditën e sotme me presidentin polak Andrzej Duda, Stoltenberg tha se aleanca nuk do të dërgojë trupa apo avionë luftarakë për të mbështetur Kievin pasi nuk dëshiron të bëhet pjesë e konfliktit.

“Sulmi rus është krejtësisht i papranueshëm dhe është mundësuar nga Bjellorusia”, tha Stoltenberg të martën pas takimit.

“NATO është një aleancë mbrojtëse, ne nuk kërkojmë konflikt me Rusinë. Rusia duhet të ndalojë menjëherë luftën, të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, tha shefi i NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se…