Ndahen 12 biçikleta për punëtorët e Trafikut Urban dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike në kryeqytet

21 dhjetor 2020 | 16:24

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kanë pranuar nga GIZ-i 12 biçikleta, të cilat do të ndahen për punëtorët e Trafikun Urban dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

“Krahas investimit në rregullimin e infrastrukturës rrugore me më shumë shtigje për biçikleta e trotuare për këmbësore që mundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, po angazhohemi edhe për përdorimin e sa më pak veturave që ndotin ambientin çdo ditë. Për të na mbështetur në këtë nismë, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) ka dhuruar 12 biçikleta të cilat do të i ndajmë për punëtorët e Trafikut Urban dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Të çiklojmë e të ecim më shumë për shëndet më të mirë e ambient më të pastër dhe kështu të i edukojmë e vetëdijësojmë edhe fëmijët tanë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar opinionin publik se…