Ndahen 56  bursa për studentët dhe nxënësit e Kastriotit

23 nëntor 2018 | 15:07

Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, ka ndarë 56 bursa për nxënësit dhe studentët e kësaj komune. Po ashtu Gashi ia ka ndarë çmimin “Adem Preniqi” studentes Liridona Pllana, e cila ka notën mesatare 10.0.

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të jem në mesin e nxënësve dhe studentëve të dalluar të komunës time ku së bashku me drejtorin e DKA-s, Agim Spahiu ndamë 19 bursa për nxënësit e shkëlqyer të shkollës profesionale ‘Ismail Dumoshi’ dhe 37 studentë në Universitetin e Prishtinës. Ndërsa e veçanta ishte ndarja e çmimit ‘Adem Preniqi’ për studenten Liridona Pllana, me notën më të lartë mesatare 10.00. Suksese të gjithëve!”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në territorin e Komunës së Malishevës, KEDS-i është duke aplikuar…