Ndahen 780 koshere dhe pajisje për bletarë në vlerë afro 20 mijë euro

14 maj 2019 | 14:13

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Arifin, dhe në bashkëpunim me RESI-n austriak dhe Shoqatën e Bletarëve “Luzma”, kanë bërë shpërndarjen e 780 koshereve dhe pajisjeve të tjera për bletë, për 52 bletarë të kësaj komune.

Kryetari Kastrati ka thënë se Kamenica ka kushte mjedisore mjaft të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe në këtë drejtim po përpiqen që ta përkrahin vazhdimisht edhe sektorin e bletarisë.

Ky projekt është bërë në bashkëpunim me RESI-n austriak, Shoqatën e bletarëve “Luzma” dhe Komunën e Kamenicës për t’i dalë në ndihmë bletarëve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komunën e Klinës e kanë vizituar përfaqësues të Institutit Arkeologjik…