Ndahet nga jeta akademik Feriz Krasniqi, presidentja Osmani ngushëllon familjen

27 janar 2024 | 10:25

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani iu ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, për ndarjen nga jeta të akademik Feriz Krasniqit.

Ngushëllimi i plotë i presidentes Osmani:

Jam thellësisht e pikëlluar nga shuarja e akademik Feriz Krasniqit, ish-rektor e prorektor i Universitetit të Prishtinës, si dhe ligjërues universitar.

Kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar, sikurse edhe puna e tij e palodhshme në sferën akademike, e cila mbetet testament për brezat dhe kujtim i përhershëm për të.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës sot ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit me…