Ndahet nga jeta babai i veprimtarit Bardhyl Mahmuti, varrimi bëhet më 4 maj në Tetovë

03 maj 2026 | 10:41

Veprimtari Bardhyl Mahmuti ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të tij, Beqir Berisha, i cili ndërroi jetë sot, më 3 maj 2026.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet të hënën, më 4 maj, në ora 13:30, në varrezat e Tetovës.

Në mesazhin e tij publik, Bardhyl Mahmuti ka bërë edhe një apel të veçantë për bashkëveprimtarët nga Kosova, duke kërkuar që, për shkak të situatës politike në Maqedoni, të mos marrin rrezikun për të marrë pjesë as në varrim dhe as në ngushëllime.

Postimi i plotë i tij:

NJOFTIM MORTOR

Të dashur familjarë,
Të dashur miq,

Ju njoftojmë se sot, më 3 maj 2026, u largua nga kjo botë babai ynë, Beqir Berisha. Varrimi do të bëhet të hënën, më 4 maj, në 13:30, në varrezat e Tetovës.
Duke pasur parasysh situatën politike në Maqedoni, lus të gjithë bashkëveprimtarët e mi nga Kosova të mos marrin rrezikun të vijnë as për varrim e as për ngushëllime.
Me respekt
Bardhyli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova,…