Ndahet nga jeta Dr. Zylfi Azizi, mjek obstetër-gjinekolog

15 shtator 2025 | 19:33

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Dr. Zylfi Azizit.

OMK, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen, miqtë dhe kolegët duke kujtuar veprimtarinë e të ndjerit dhe kontributin e lartë.

“Dr. Azizi punoi si mësues në Kumanovë dhe më pas mjek në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë. Në vitin 1978 emërohet asistent, më pas profesor inordinar dhe më vonë profesor ordinar i lëndës së Gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë nga OMK:

Dr. Zylfi Azizi përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradit në vitin 1968, gjithashtu edhe studimet pasdiplomike në të njejtin Universitet.

Ndërsa Specializimin për Obstetrikë- Gjinekologji dhe citodiagnostikë e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Tutje në vitin 1984, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës mbrojti edhe temën e doktoratës.

Dr. Azizi punoi si mësues në Kumanovë dhe më pas mjek në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë. Në vitin 1978 emërohet asistent, më pas profesor inordinar dhe më vonë profesor ordinar i lëndës së Gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Në vitin 1990 përjashtohet nga puna, nga organet e dhunshme serbe. Ndërsa më vonë vazhdoi të punoi në Poliklinikën private në Prishtinë dhe mbajti mësim me student ku ordinancën e vet private e shndërron në ushtrimore për praktike të studentëve të FMP.

Oda e Mjekëve të Kosovës u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti dhe ish-kryetari i Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike…