Ndahet nga jeta oficeri korrektues, Besim Sylejmani

06 gusht 2025 | 00:36

Ka ndërruar jetë oficeri korrektues, Besim Sylejmani.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një postimi në ‘Facebook’, ku ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe kolegët e të ndjerit.

“Besimi ishte shembull i ndershmërisë, përkushtimit dhe shërbimit të palëkundur ndaj institucioneve të vendit. Kontributi i tij i çmuar do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje”, thuhet në reagimin e SHKK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja zviceriane, Karin Keller-Sutter, ka shkaktuar një përplasje diplomatike me…