Sabri Dragusha kandidon për asamblenë komunale në Prishtinë
Njëri ndër drejtuesit e Federatës së Bodibildingut dhe Fitnesit të Kosovës, Sabri Dragusha ka vendosur të kandidoj për asamblist në komunën e Prishtinës. Dragusha do të garoj në listën zgjedhore “Lidhja e Prishtinës”, që e drejton Fehmi Kupina.
Kështu ka bërë të ditur vet Kupina përmes “Facebook”.
Njoftimi i plotë:
Sabri Dragusha ka qenë një figurë e dalluar në jetën kulturore dhe sportive të Kosovës që nga vitet ’80. Ai themeloi Shoqërinë Kulturo-Artistike Hasan Prishtina në Bardhosh, e cila në atë kohë ishte ndër më aktivet në vend, duke promovuar vlerat kombëtare dhe trashëgiminë kulturore. Po ashtu, promovoi jetë të shëndetshme dhe sportive përmes themelimit të Klubit për Fitnes dhe Bodibilding si dhe Klubin e Karatesë “Bardhoshi”. Për shumë vite ka vepruar si Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Bodibildingut dhe Fitnesit të Kosovës, duke ndihmuar që sportistët Kosovarë të përfaqësohen me dinjitet dhe sukses në arenat europiane e botërore.
Me një përvojë të gjatë si zyrtar në Gjendjen Civile të Komunës së Prishtinës, Sabri Dragusha njihet gjerësisht për korrektësinë, ndershmërinë dhe profesionalizmin e tij të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve publike.
Kontributi i tij i pandërprerë – si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar – dhe përkushtimi shembullor në shërbim publik, me mbi 30 vite përvojë, dhe i flet 5 gjuhë, e bëjnë Sabri Dragushën një model të vërtetë të qytetarit aktiv, vizionar dhe të përkushtuar ndaj të mirës së përbashkët.
#lidhjaeprishtines #prishtina



