Ndaj Uashingtonit ton të lartë, ndaj BE-së ton të ulët

04 prill 2020 | 08:24

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në një shkrim të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shprehur mendimin se është e çuditshme që në një pjesë të opinionit tonë publik, por edhe në një pjesë të politikës sonë, ka pasur rezistencë të theksuar ndaj nismave të Uashingtonit zyrtar në vitet e fundit.

“Shpeshherë përfaqësuesit e këtij diskursi janë përpjekur që luftën e brendshme politike në Uashington ta transferojnë në Kosovë për interesa të tyre të brendshme klanore e partiake. Janë nxjerrë në opinion ku janë e ku nuk janë përfaqësues të instituteve të ndryshme, njerëz të botës akademike, gazetarë, politikanë, ish-politikanë e ish-diplomatë, të njohur për qëndrimet kundër administratës aktuale, gjithmonë në funksion ngritjes së dyshimeve se çka vjen nga Uashingtoni zyrtar mund të jetë në dëm të interesave të Kosovës.

Të atij Uashingtoni që është krejtësisht i qartë sa i përket pavarësisë së Kosovës. Të atij Uashingtoni që i vetëm dha lejen për formimin e ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Murati.

Më tutje, ai ka thënë se të njëjtët e mbajnë zërin e ulët kur BE-ja cakton një përfaqësues për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, si z. Lajçak, që vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën e, po ashtu, ka një shef si z. Borell që vjen nga një vend që, po ashtu, nuk e njeh Kosovën.

“Vetë BE-ja, për shkak të shteteve si Spanja dhe Sllovakia, ka qëndrim neutral ndaj Kosovës. Sigurisht se nuk kemi zë në caktimin e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, por ama ka qenë krejt jokorrekte caktimi i z. Llajçak në pozitën e ndërmjetësuesit në bisedimet Kosovë – Serbi. Në këtë drejtim ata që po i rrinë gati ta kritikojnë Uashingtonin vazhdimisht ka qenë mirë të jenë pak më të zëshëm në procesin e emërimit të fundit të BE-së. Disi kjo punë eci si pa zhurmë. Apo të gjithë ndoshta ndër dije e kanë prapë se, megjithatë, e kemi Uashingtonin prapa”, përfundon Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje për rezistencë…