Ndalimi i Lacazette nga Alisson, reagimi i gjyqtarit bëhet viral (Video)

29 shtator 2020 | 12:14

Liverpool arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme. Të besuarit e Jurgen Klopp kaluan me rezultatin 3-1 Arsenalin. “The Reds” vazhdojnë të qëndrojnë të pamposhtur në “Anfiel Road”, duke mos e njohur humbjen prej më shumë se tre vitesh.

Përveç sfidës së mbushur me emocione dhe gola, tifozët kanë kapur dhe një moment gjatë sfidës që tashmë është bërë viral në rrjetet sociale. Në qëndër të këtij veprimi është gjyqtari i takimit, Craig Pawson, i cili ka treguar padashur dashurinë e tij për Arsenalin.

Gjatë një sulmi të “Topçinjve” të Londrës, Lacazette del ballë për ballë me Alisson, por portieri brazilian ia mohon golin sulmuesit francez. Në këtë moment gjyqtari anglez që ishte shumë pranë aksionit mërzitet dhe në mënyrë instiktive ngre kokën lart, tamam sikur të ishte një lojtar i Arsenalit. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka drejtuar…