Ndalohen tre persona për shkaktimin e zjarrit në objektin e gjykatës në Kaçanik

15 mars 2024 | 13:33

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, tre (3) persona të mitur lidhur me shkaktimin e zjarrit në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se tre (3) të miturit, kanë kryer veprën penale “Zjarrvënia” nga neni 322 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Ferizaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rajmonda Imeraj B.I. N.P.T. “Elisa” shpall të pavlefshme certifikatën e…