Ndarja mes Kim Kardashian dhe Kanye West nuk qenka aspak miqësore

12 mars 2021 | 11:14

Prej disa kohësh u përfol për një divorc të mundshëm mes Kim Kardashian dhe Kanye West. Tashmë kjo është zyrtare, pasi që më 19 shkurt, femra më seksi ka bërë kërkesën në gjykatë për ndarjen nga reperi i famshëm.

Teksa në media janë përfolur arsye të ndryshme për divorcin e bujshëm si tradhti apo konsumim i marrëdhënies, letrat e divorcit kanë zbuluar të vërtetën.

Ndërsa tani thuhet se dyshja nuk flet më pas divorcit të tyre, pasi reperi ka ndryshuar edhe numrin e tij të telefonit. Madje Kanye i ka kërkuar Kim që mund të kontaktojë vetëm përmes sigurimit të tij.

“Kanye u shkëput nga Kim, madje edhe para se të bënin kërkesë për divorc”, ka thënë një burim për “Page Six”, duke shtuar se dyshja akoma bashkë-prindërojnë, dhe Kanye i viziton fëmijët në shtëpi, por kur ish-bashkëshortja nuk ndodhet aty.

“Edhe para se Kim të paraqiste kërkesën për divorc, Kanye ndryshoi numrat e tij dhe tha, ‘Ju mund të kontaktoni me mua përmes sigurimit tim. Ajo largohet nga shtëpia dhe Kanye shkon  rri me fëmijët.”, u shpreh burimi.

“I ka kërkuar që ta kontaktojë përmes

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit, Matthew Palmer, ka zhvilluar të enjten një…