Ndër më të dëgjuarat në botë, kënga e Fifit, Dj PM dhe Dj Dagz ka arritur një sukses të madh

21 shkurt 2022 | 12:37

Tre ish-banorë të “Big Brother VIP” kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe kanë publikuar së fundmi projektin e tyre muzikor.

Është fjala për Fifin, Dj Dagz dhe Dj PM, të cilët të premten lançuan këngën më të re që mban titullin “Hana”.  Kënga dhe videoklipi u pritën shumë mirë nga fansat duke u kthyer kështu menjëherë në një ‘hit’.

“Hana” është pëlqyer aq shumë, sa projekti ka arritur një sukses tjetër të madh, duke u renditur e 27-ta në videot muzikore në të gjithë botën. Ndërkohë, kënga numëron mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në “Youtube”.

Këtë e ka zbuluar vetë Pajtimi, i cili duket se është i lumtur që kënga po merr përmasa të mëdha.

Ndër më të dëgjuarat në botë, kënga e Fifit,Ndër më të dëgjuarat në botë, kënga e Fifit,Ndër më të dëgjuarat në botë, kënga e Fifit,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka lavdëruar mesfushorin Pedri,…