Xavi: Pedri është më i miri në botë

21 shkurt 2022 | 12:36

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka lavdëruar mesfushorin Pedri, pas fitores kundër Valencias (1-4). Trajneri spanjoll ka thënë se Pedri është talenti më i madh në botë.

“Nuk ka asnjë lojtar në botë me aq talent sa Pedri dhe ai është vetëm 19 vjeç. Ai është absolutisht madhështor. Mënyra si kthehet, kuptimi i hapësirës dhe kohës dhe fakti që përdor të dyja këmbët. Është e mahnitshme ta kemi atë në ekip dhe ne duhet të kujdesemi për të. Ai hyri në fushë për gjysmë ore dhe u bë menjëherë i rëndësishëm. Ai bën dallimin, në mënyrën se si ne luajmë, në kuadrat, ai i fiton topat mbrapa. Ne kërkuam që ai të godet më shumë dhe tani ai ka tre gola, që kur u kthye nga lëndimi. Ai nuk është një lojtar normal. Ka shumë pak si ai. Ndoshta, në moshën e tij, ai tashmë është më i miri në botë në pozicionin e tij”, ka thënë Xavi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, Beniada Nishani është…