NDERIM PËR FISIN TONË

05 korrik 2019 | 08:58

Shumë i nderuar daja Bedri Abdyli faleminderit për komentin me respekt e nderim që e ke bërë për Nipin Tënd e Stërgjyshin tonë legjendarë Sylejman Sylejmani, patriotin e atdhetarin e madh, fatosin e maleve të pamposhtura, luftëtarin e lavdishëm të qetës heroike të strategut lavdimadh të Grykës së Kaçanikut Idriz Seferi!

Na ke nderuar me këtë koment, Ti je njëri prej dajëve të gjeneratave më të reja të stërgjyshit tonë!

Nderimi për neve pasardhësve të stergjyshit tonë Sylejman Sylejmani, merr kuptim edhe me te madh kur ia shtojmë faktin se Ti je dhëndërri i çelikut të qëndresës nëpër burgjet e ish-Jugosllavise, te pavdekshmit Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

Në emër te fisit e në emër të familjes të falënderoj nga zemra!

Ismet Sylejmani
Gjilan, 5 korrik 2019!

P.S: Bedri Abdyli është Oficer i Lartë i Doganave të Kosovës dhe Udhëheqës i Zyrës Doganore në Han të Elezit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), njëherësh kryetar i…