NDERIM PËR FISIN TONË

07 korrik 2019 | 19:36

I dashur dhe shumë i nderuar Baca Bedri Zenel Islami!

Faleminderit për vleresimin nderues që ma keni bërë me rastin e vendosjes së emrit të Stërgjyshit tim një rrugice në fashtin e Tij dhe timit të lindjes në Cernicë!

Stërgjyshi ynë legjendarë Sylejman Sylejmani, historia dëshmon se ishte atdhetar i madh, fatos i maleve të pamposhtura, luftëtar i lavdishëm i qetës heroike të strategut lavdimadh të Grykës së Kaçanikut, Heroit të Kombit Idriz Seferi!

Pas betejës Stërgjyshin tonë e burgosin dhe ka vuajtur në burgjet turko-serbe 17 muaj jo vetëm në burgun e Prishtinës!

Na ke nderuar me këtë leter, Ti je njëri prej figurave të mëdha të historisë moderne çlirimtare të popullit shqiptar!

Nderimi për neve pasardhësve të Stergjyshit tonë Sylejman Sylejmani, merr kuptim edhe më të madh kur ia shtojmë faktin se Ti je dali i personazheve të famshme të Migjenit, Zeneli dhe Luli i Vocer!

Je gazetari shumë vjeçarë i Zërit të Popullit, Kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës gjatë kohës së luftës heroike e titanike të UÇK-së, shoku e bashkëveprimtari i Komandantit të lavdishëm e Gjeneralit Legjendarë Fehmi Lladrovci dhe i Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, por edhe shoku e bashkëveprimtari i shumë emrave të degjuar e me nam Deshmorë, Heronjë të rënë në luftën çlirmtare, por edhe i të gjallëve bashkëveprimtarë e bashkeluftëtare të luftës për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Në emër te fisit e në emër të familjes të falënderoj nga zemra!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 7 korrik 2019!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se ka folur me Kadri…