Nderime solemne Enciklopedisë Gjithkombëtare të trojeve shqiptare, “Bardhësitë e Ardheut” në Studençan të Suharekës…

30 qershor 2023 | 15:02

Nga: Ekipi Hulumtues, Dokumentues dhe Promovues i Enciklopedisë gjithëkombëtarë të trojeve shqiptare, “Bardhësitë e Atdheut”

Sukseset e Enciklopedisë gjithëkombëtare të trojeve shqiptare, me 41 mijë fakte, dëshmi, dokumente dhe argumente disashekullore të atdheut tonë, “Bardhësitë e Atdheut”, të autorit, publicistit të mirënjohur, Afrim Mustafa, po vazhdojnë… Ndonëse, pa asnjë përkrahje institucionale, qendrore e as lokale, promovimet dhe nderimet nuk kanë ndalur për autorin dhe veprën madhore, të cilën ia ka sjellë Kosovës dhe shqiptarisë, pas një pune të pandalshme dhe me shumë vlerë për tubimin dhe botimin e mijëra fakteve dhe dëshmive gjithëshqiptare…
Në promovimin e radhës, që ditë më parë u mbajt në Studençan të Suharekës, u vlerësua lartë, kontributi i veprës madhore gjithëkombëtare të trojeve shqiptare, me autor ish-reporterin e luftërave të UÇK-së gazetarin e mirënjohur, tashmë veteran i luftërave tona të lavdishme, Afrim Mustafa. Në takimin nderues, miqësor dhe promovues, merrnin pjesë bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të autorit, ish-komandantë dhe eprorë të lartë të luftërave të lavdishme të UÇK-së, kontributi i të cilëve për lirinë e Kosovës, ishte shumë i madh. Njëri nga kryerecensentët e Enciklopedisë Gjithëkombëtare të trojeve shqiptare, “Bardhësitë e Atdheut”, Bislim Zyrapi, një nga themeluesit e UÇK-së dhe ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të kësaj lavdie, tha se, ndjehet krenar, që zotëriun, Afrim Mustafa, e ka pasur bashkëluftëtar dhe ai ishte, reporter i drejtpërdrejtë në vijat e frontit, për lirinë e Kosovës. Sot, z. Mustafa, na ka nderuar dhe dhuruar një vepër kapitale, historike dhe emblematike, me të cilën krenohemi dhe kjo vepër, e nderon çdo shqiptar, kudo, ku janë ata. Vepra, që e nderojmë dhe promovojmë sot, bashkë me autorin e çmuar gjithëkombëtar, përfshin, një histori dhe historiografi të jashtëzakonshme, të lavdishme dhe shumë specifike për krejt trojet shqiptare. “Bardhësitë e Atdheut” , me përmbajtjen e saj madhore, nderon çdo veprimtar, çdo atdhetar, çdo dëshmore e dëshmor, secilin hero, heroinë, martire e martirë, invalidë e invalide dhe secilin, veteran dhe luftëtar, që luftoi për Kosovën e lirë. Kjo, vepër, në mënyrë të veçantë, ka radhitur në një përmendore, të gjithë ata, që vepruan, punuan, kontribuuan dhe u flijuan për lirinë e Kosovës dhe lirinë e trojeve shqiptare.

“Bardhësitë e Atdheut” – Mendje dhe vëmendje e çmuar e Shqiptarisë…

Si njëri nga kryerecensentët e kësaj madhështie dhe përmendore gjithëshqiptare, do të përpiqem, që në të gjitha mënyrat, me shokët, miqtë e bashkëluftëtarët, të organizojmë tubime promovuese për Enciklopedinë dhe autorin, e sidomos, që në mënyrë humane dhe të organizuar, t’i ndihmojmë autorit dhe kësaj vepre, shumë të veçantë, në promovimet, përparimet dhe ribotimet e radhës. Do të mundohem, po ashtu, që disa ekzemplarë, të madhësisë së veçantë të Enciklopedisë Gjithëshqiptare “Bardhësitë e Atdheut”, duke i ndihmuar autorit, të njëjtat t’i dërgojmë në Kongresin Amerikan, në SHBA, e që do të jetë një arritje e madhe për Kosovën…
Përveç z. Bislim Zyrapi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në vitet 1998-1999, në promovim, mori pjesë edhe njëri nga veprimtarët e shquar të Kosovës, ish-kryetari i Komunës së Suharekës dhe ish-ministër në dy mandate, në Qeverinë Haradinaj, Berim Kuçi.
Kuçi, theksoi se, me emocione, flet për këtë veprimtari dhe botim të nivelit të lartë akademik dhe emblematik, për Kosovë dhe shqiptari, që e ka bërë, veprimtari, atdhetari dhe ish reporteri i luftërave të UÇK-së, Afrim Mustafa.
Blerim Kuçi, i cili në kohë lufte ishte komandant i Brigadës 123 të UÇK-së, të Zonës Operative të Pashtrikut, premtoi se, do t’i japë përkrahje morale dhe financiare, autorit dhe Enciklopedisë Gjithëkombëtare, “Bardhësitë e Atdheut”, të cilën, pas një pune të pandalshme atdhetare mbi 20- vjeçare, na e ka dhuruar.
Në promovimin, i cili u pasua me një darkë solemne, dhuruar nga ish-eprori, Bajrush Gashi nga Hoça e Vogël e Rahovecit, me opinionet e tyre përkrahëse, për “Bardhësitë e Atdheut” dhe autorin, Mustafa, prezantoi edhe njëri nga themeluesit e Shtabit Lokal të UÇK-së për Suharekë dhe rrethinën, Ruzhdi Gashi. Gashi, njëri nga organizatorët dhe çlirimtarët e vyer të kësaj treve të Pashtrikut legjendar, tha se, Enciklopedia Gjithëkombëtarë “Bardhësitë e Atdheut” e autorit të nderuar dhe të çmuar, Afrim Mustafa, meriton të nderohet, të ndihmohet dhe të përkrahet, në çdo aspekt.
Mendime dhe vlerësime për ta përkrahur Enciklopedinë Gjithëkombëtarë, me shumë fakte, dëshmi dhe madhështi për Kosovën, shprehën edhe dy ish-eprorët e veçantë dhe trima të UCK-në Pashtrik, zotërinjtë e nderuar: Rexhep N. Krasniqi nga Prizreni dhe Bajrush Gashi (“BARUTI”) nga Hoça e Vogël e Rahovecit.
Komandantët, kontribuues në kohë lufte, paqe dhe lirie, Rexhep N. Krasniqi dhe Bajrush Gashi, shprehën urimet më të mira për veprimtarinë madhështore të autorit, Afrim Mustafa, “Bardhësitë e Atdheut”, duke shprehur, gjithashtu, gatishmërinë e tyre dhe të disa bashkëluftëtarëve, për përkrahjen e autorit, në rrugëtimet e tij atdhetare, dokumentuese dhe botuese, për UÇK-në dhe për krejt Kosovën…

Promovim me zemër e me shumë nderim…

Në promovimin e veçantë, organizuar në një ambient shumë të bukur, në restorantin “Veranda”, në Studençan të Suharekës, mori pjesë edhe luftëtari dhe ish-eprori i pathyeshëm i UÇK-së, po nga Studençani, Sabit Gashi, gjithashtu, autor i disa veprave dhe romaneve të çmuara, me motive nga lufta e UÇK-së.
Sabit Gashi, po ashtu, i është bashkuar propozimeve, për të organizuar sa më shumë përkrahje, për veprën dhe autorin e veçantë, Afrim Mustafa, duke premtuar veçmas, në organizimin, sa më parë të përkthimit në gjuhën angleze të kësaj Enciklopedie me vlera gjithëkombëtar dhe botërore…
Në fund, pas këtyre nderimeve dhe promovimit special solemn, të Enciklopedisë Gjithëshqiptare, me mijëra dëshmi dhe faktografi, “Bardhësitë e Atdheut”, autori, Afrim Mustafa, ka falënderuar, në mënyrë të veçantë, bashkëluftëtarët e çmuar nga Studençani, Suhareka dhe Prizreni, për këtë promovim, me shumë nderim dhe me përkushtim.
Mustafa, tha se, ndjehet shumë i nderuar nga vlerësimet madhore të bashkëçlirimtarëve dhe ish-komandantëve të çmuar të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe të Zonës Operative të Pashtrikut, për këtë organizim dhe promovim, me zemër e me shumë nderim…
Për mua dhe Enciklopedinë, “Bardhësitë e Atdheut”, e cila tashmë është dhe do të jetë, e gjithë shqiptarëve, kudoçofshin ata, Bislim Zyrapi, Blerim Kuçi, Ruzhdi Gashi, Rexhep N. Krasniqi, Bajrush Gashi, Isuf Krasniqi, Sabit Gashi, janë, liria, janë çlirimi, janë paqja, sakrifica dhe nderimi…

O, burra të tokës, dheut e Atdheut, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e mi të çmuar, Zoti ju shpërbleftë, veç me të mira dhe përjetësisht, qofshi të nderuar…

Ish-reporteri i luftërave të UÇK-së, autor i Enciklopedisë, Afrim Mustafa, më tej ka thënë se, Kosova dhe shqiptaria, do të jetojnë përgjithmonë, prore, gjithshqiptarisht dhe krenarisht, sa të jetë jeta, kur ka personalitete çlirimtarë dhe atdhetarë, si: Bislim Zyrapi, Besim Ndrecaj, Tahir Sinani, Ukë Bytyçi, Jetullah Çarri, Fadil Vata, Blerim Kuçi, Kenan Halimi, Maliq Ndrecaj, Ruzhdi Gashi, Bajrush Gashi, Isuf Krasniqi, Sabit Gashi, Rexhep N.Krasniqi….

O, burra të tokës, dheut e Atdheut, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e mi të çmuar, Zoti ju shpërbleftë, veç me të mira dhe përjetësisht, qofshi të nderuar… – ka thënë, ndër të tjera, para të pranishmëve, në fjalën e tij nderuese dhe promovuese, Afrim Mustafa, autor i Enciklopedisë së përmasave gjithëkombëtare të trojeve shqiptare, “Bardhësitë e Atdheut”…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Evropian ka miratuar konkluzionet e takimit të liderëve të…