NDERIMI PËR AMERIKANËT OBLIGIM KOMBËTAR

31 maj 2023 | 22:57

Ismet Sylejmani

(Pjesë nga fjalimi i mbajtur para 23 viteve më 31 Maj 2000 në Gjilan, në nderim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës)

Amerika dha figurat e larta udhëheqëse të saj, në mesin e të cilave presidenti Klinton, Sekretarja Ollbrajt, Gjenerali Klark, Ambasadori Walker etj., bashkë me aleatët e tjerë në Aleancën e NATOS-së në njërën anë dhe të së famshmës Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në anën tjetër ndryshuan historinë dhe rrjedhat alogjike në Ballkan dhe konkretisht në Kosovë!

Nuk besojmë që do të gjendet qoftë edhe një shqiptar i vetëm, duke përjashtuar karrieristët, matrapazët dhe disa shqipfolës të paktë që shëtisin nëpër Serbi, që do të përbuzte atë që kanë bërë SHBA-të për Kosovën dhe shqiptarët!

Cilët janë ata shqiptare, që sado pak t’u ketë rënë të shohin në ekranet televizive Klintonin e madh, e të mos i kujtojnë grushtin dhe gishtin që nga Uashingtoni dhe qendrat e tjera të botës i drejtoheshin kriminelit më të urryer të botës, xhelatit Millosheviq dhe pas këtyre kërcnimeve, bombat dhe tomahoukat godisnin për vdekje bishën e tërbuar serbe!

Përpjekjet shekullore të popullit shqiptar per liri e pavarësi, për herë të parë në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme, gjetën përkrahje të parezervë e të jashtëzakonshme të SHBA-të dhe duke qenë se u mbështetëm pa ekuivoke nga vendi më i fuqishëm dhe më i përparuar i rruzullit tokësor, sot jetojmë pa frikë se do të masakrohemi,por edhe me shpresë të madhe se e ardhmja do të jetë e lumtur dhe demokratike, ashtu siç është vetë Amerika!

Të nderuar pjesëmarrës!

Ëndrra për ta parë Kosovën të lirë, pa kriminel e xhelat e paramilitarë serb, është bërë realitet!
Prandaj, respekti dhe nderimi ynë për amerikanët do të shkojë gjithmonë, duke u rritur, ngase SHBA-të ishin të parët që dolën hapur kundër shfarosjes kolektive të popullit shqiptar!

Dhe jo vetëm që dolën hapur kundër asaj që na bënte Serbia dhe kriminelët serb, por ndihmoi me potencial të madh ushtarak për t’u gjunjëzuar krimineli Millosheviq dhe klika e tij gjakpirëse!

UÇK u bë e njohur, jo vetëm në saj të luftës heroike që bënte, por u bë e njohur ndërkombtarisht në përmasa të domosdoshme, vetëm atëherë kur përfaqsuesit e saj u ulën në një tryezë me diplomatët dhe ushtarakët e lartë amerikan!

Atëher kur amerikanët e njohën dhe e pranuan forcen ushtarake shqiptare të Kosovës, pasoi mbështetja totale ndërkombëtare ndaj luftës për liri që zhvillonim!

Duke e pasur brenda kufijve të Atdheut tonë, fuqinë ushtarake dhe ekonomike të planetit, kemi pasur fatin e madh dhe të padiskutueshëm, që të jemi në mesin e popujve të previlegjuar, sepse amerikanët janë kudo, por jo gjithkund investojnë kapitalin e djersës së tyre!

Me ndihmën e SHBA-ve, është arritur çlirimi i Kosovës nga forcat ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, ndërsa me Amerikën brenda në Kosovë do të realizohet pavarësia e Kosovës!

Falminderit!

Gjilan, 31 Maj 2000!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…