Nderohen dëshmorët dhe martirët e Polacit

07 prill 2019 | 16:20

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, deputetët të Kuvendit të Kosovës, asamblistë, përfaqësues të organizatave të luftës së UÇK-së, kanë marrë pjesë të dielën në tubimin përkujtimor në fshatin Polac kushtuar 20-vjetorit të vrasjes se 72 martirëve dhe tetë dëshmorëve të këtij fshati.

Në fjalën e tij, presidenti Thaçi,  ka thënë se duke kujtuar të kaluarën duhet të jemi të bashkuar për të ardhmen. “Përderisa ne kujtojmë të kaluarën duhet të jemi të bashkuar, tani jemi në rrugë të drejtë për shtetin tonë, edhe Drenica ka ndryshuar dhe vendi ka ndryshuar dhe më kurrë nuk do të përsëritet ajo e kaluar”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, ndërsa kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se është obligim i tyre që t’i nderohen e kujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë, pasi sipas tij sakrifica e tyre na ka mundësuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Më tutje, Jashari ka bërë thirrje për unitet, kur janë në pyetje ndërtimi dhe e ardhmja e shtetit të Kosovës, pasi në këtë mënyrë, ai ka thënë se arrihet të përmbushet amaneti i dëshmorëve të lirisë.

Pas këtij tubimi, delegacioni i Komunës së Skenderajt ka bërë homazhe te Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka marrë pjesë…