Ndërpriten punimet në një segment të rrugës Kijevë-Dollc, shkak protestat e banorëve

22 prill 2024 | 16:23

Me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës janë ndërprerë punimet për një kohë të caktuar në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Gjurgjevik i Madh-Kijevë.

Kjo pas protestës disa orëshe të banorëve të asaj zonë që po kundërshtojnë devijimin e rrugës ekzistuese.

Protesta e nisur në orët e mëngjesit të sotëm nuk ishte e qetë. Protestuesit janë përplasur me Policinë e Kosovës, tre prej tyre janë arrestuar.

Nuk dihet nëse është arritur ndonjë marrëveshje mes protestuesve dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Banorët po kundërshtojnë fuqishëm devijimin e rrugës, me pretekstin se bizneset që operojnë në atë zonë do të mbyllen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë,…