Ndërpritet greva e stafit të zyrës së kryeministrit

07 shtator 2018 | 10:47

Këshilli Grevist i stafit të shërbimit civil në kuadër të Zyrës së Kryeministrit që kanë qenë në grevë, nga data 3 shtator deri sot njofton se e kanë ndërprerë grevën.

“Si pasojë e mungesës së vullnetit politik, injorimit total nga ana e kabinetit të kryeministrit karshi kërkesave legjitime të nëpunësve civil të Zyrës së Kryeministrit, mos arritja e asnjë marrëveshje me përfaqësuesit përgjegjës në kuadër Zyrës së Kryeministrit dhe mos pranimi i asnjë përgjigje e reflektimi konkret nga ana e tyre, greva është ndërprerë”, thuhet në një komunikatë për media të Këshillit Grevist.

Në këtë komunikatë thuhet se të drejtën e tyre legjitime për trajtim të barabartë, të dinjitetshëm dhe mos diskriminues sipas rregullave dhe parimeve të garantuara me legjislacionin në fuqi për shërbimin civil, do të vazhdojnë ta kërkojnë deri në realizimin e plotë të saj me anë të mjeteve ligjore që garanton Kushtetuta dhe ligjet në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bajram Hasani, i cili është liruar nga detyra e ministrit…