Ndërpritet ndeshja Brazil – Argjentinë, autoritetet tentojnë t’i arrestojnë lojtarët argjentinas
Ndeshja kualifikuese mes Brazilit dhe Argjentinës për Kupën e Botës 2022 në Amerikën Jugore është ndërprerë deri në një vendim të radhës, pasi autoritetet braziliane u futën në fushë dhe tentuan t’i arrestojnë futbollistët vizitorë
Autoritetet shëndetësore të Brazilit dhe policia u futën dhe fushë dhe tentuan t’i kapin me forcë katër futbollistë argjentinas, Lo Celso, Buendia, Romero dhe Emi Martinez, të cilët akuzohen se i shkelen rregullat e karantinimit në Brazil, raporton Gazeta Express.
Lojtarët në fjalë të Argjentinës akuzohen nga autoritetet braziliane se gënjyen në deklarimet e tyre kur u futën në Brazil dhe i shkelen rregullat e karantinimit dhe protokollin anti-Covid.
Protokoli i Brazilit për Covid-19 kërkon karantinë dyjavore për njerëzit që futën në Brazil nga Anglia.



