Ndërpritet ngrohja në pjesën më të madhe të Prishtinës, raportohet për dëmtim të gypave

27 nëntor 2023 | 22:53

Është ndërprerë ngrohja e “Termokosit” në pjesët më të mëdha të Prishtinës. Banorët e Qendrës, “Bregut të Diellit”, “Dardanisë”, “Matit 1” dhe po ashtu “Ulpianës” janë ankuar se nuk po funksionojnë ngrohjet.

Ndërkohë raportohet për dëmtim të gypave të “Termokosit” në lagjen “Dardania”.

KOHA ka provuar të kontaktojë me “Termokosin”, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Gjilani, përmes një postimi…