Ndërpritet përkohësisht qarkullimi në një pjesë të rrugës Prizren-Gjakovë

30 nëntor 2020 | 14:42

Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se për shkak të punimeve që po zhvillohen nga Ministria e Infrastrukturës në kuadër të projektit “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”, është ndërprerë përkohësisht qarkullimi i automjeteve në një pjesë të rrugës Prizren-Gjakovë.

“Punimet janë duke u realizuar në segmentin e rrugës në dalje të Prizrenit, në drejtim të Gjakovës dhe rruga është e bllokuar nga ‘Transiti i Vjetër’ në Arbanë deri te rreth-rrotullimi në Landovicë. Të gjitha veturat që shkojnë dhe vijnë nga drejtimi i Gjakovës, udhëzohen që si rrugë alternative të kalojnë nga drejtimi i rreth rrotullimit të Autostradës në dalje nga Prizreni-Veri. Ndërprerja vlen nga data 30 nëntor deri më 15 dhjetor 2020”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe…