Shefqet Abrazhda zë vendin e parë në ekspozitën çmimi “Kadri Kadriu”

30 nëntor 2020 | 14:41

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve Figurativ të Mitrovicës, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” është hapur edicioni i nëntë i ekspozitës mbarëkombëtare çmimi “Kadri Kadriu”, ku të pranishëm ishin shumë dashamirë të artit figurativ. Fillimisht drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, ka përshëndetur të gjithë artistët të cilët e nderuan këtë ekspozitë e cila mbanë emrin e piktorit më të shquar të qytetit. “Ky është edicioni i nëntë me radhë i ekspozitës mbarëkombëtare çmimi ‘Kadri Kadriu’ ku po ekspozohen punime shumë të bukura në një frymë moderne dhe po marrin pjesë autorë nga të gjitha trevat shqiptare”, ka thënë drejtori Peci. Juria profesionale, pas vlerësimit të të gjitha punimeve të arritura, vendin e parë ia ndau piktorit, Shefqet Abrazhda, vendin e dytë e ndanë për Shkurta Haxhiu, grafike, ndërsa çmimi i tretë iu dha Sabri Behramaj, skulpture.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në…