Ndërpritet seanca në mungesë kuorumi, Konjufca kritikon PDK-në

29 qershor 2023 | 14:29

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur t’i ratifikojë dy marrëveshje ndërkombëtare në mungesë të kuorumit.

E për mungesën e deputetëve në Kuvend, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili për këtë ka dhënë vërejtje ndaj grupit paralamnetar të PDK-së.

Ai ka thënë se mbledhjen e Kryesisë përkundër dilemave se mund të mos ketë deputetë të mjaftueshëm të gjitha grupet parlamentare janë pajtuar që të mbahet seancë.

“Kjo nuk është korrekte nga grupi i PDK-së. Sepse në Kryesi jemi marrë vesh edhe ka kalu kjo punë, sepse kishte dyshime në Kryesi a me mbajt të enjten seancë apo jo dhe dilemat u ngritën. Të gjithë ishim të një goje se mund të ketë kuorum për marrëveshjet ndërkombëtare. Grupet parlamentare u zotuan se do të sjellin (deputetë), aq sa është e mundshme dhe grupi i PDK-së në fillim pati gjithë deputetët dhe pastaj siç po e shohë unë për shkak të disa mospajtimeve dolën. Këto mospajtime është dashtë me mi tregu mu si kryetar i Kuvendit të hënën e nuk kisha caktua me i sjellë deputetët të enjten hiç”, ka thënë Konjufca.

Pas kësaj ka reaguar Abelard Tahiri, shef i grupit paralamnetar të PDK-së, duke thënë se këto marrëveshje kanë mbetur pa u miratuar për shkak të mos seriozitetit të grupit më të madh paralamnetar, Lëvizjes Vetëvendosje.

“I keni këto marrëveshje në agjendë që nga 20 prilli. Kështu qysh po silleni ju si LV kur doni i shtini në agjendë është e pa pranueshme”, është shprehur Tahiri.

Ndërsa Konjufca, përsëri ka thënë se ka pyetur nëse ka mundësi që të mbahet seanca dhe se të gjitha grupet janë shprehur se do të sjellin deputetë sa kanë mundësi.

“Ti të më kishe thënë, kryetar harro PDK-në asnjë votë se ki, unë se kisha thirrë seancën. Pak sinqeritet po kërkojë”, është shprehur Konjufca.

Dy marrëveshjet të cilat ishin në rende dite për miratim: Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit: Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Merr ëndrrat e mia   Kur të mund vetmia dhe…