Ndërpritet seanca për të vazhduar javën e ardhshme

20 shtator 2018 | 17:28

Pas votimeve të tri marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës me Bashkimin Evropian (BE) dhe vazhdimit të disa pyetjeve të deputetëve për ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, seanca është ndërprerë për të vazhduar javën e ardhshme.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se javën e ardhshme do të dihet se kur vazhdon seanca.

Ai ka uruar qytetarët për miratimin e disa projektligjeve me rëndësi në këtë seancë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe anëtari i Këshillit Drejtues…