Ndërpritet seanca, s’ka kuorum

15 maj 2019 | 14:40

Në mungesë kuorumi është ndërprerë seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesja e seancës, Aida Dërguti, ka deklaruar se seanca e sotme ndërpritet për shkak se nuk ka kuorum.

Kuvendi ishte në pauzë dhe pritej që të vazhdonte menjëherë pas pauzës, por shumica e deputetëve nuk u kthyen më në sallë.

Në seanca e sotme, e cila kishte filluar me një orë vonesë, ishte paraparë të votoheshin pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtur më 30 janar, 28 shkurt, 7, 12, 13 e 28 mars, dhe 11 prill. Në nisje të kësaj seance pati përplasje mes deputeteve të pozitës dhe opozitës për Projektligjin për Automjetet, i cili nuk kalojë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me zëvendëskryeministrin…