Ndërroi jetë ish-sulmuesi i Liverpoolit

28 prill 2020 | 13:10

Një tjetër lajm tronditës për botën e futbollit. Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Majkëll Robinson, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare. Ai ishte në luftë me jetë që prej vitit 2018, kur u diagnostikua me kancer, teksa ditën e sotme e humbi betejën.

Robinson, ishte pjesë e Liverpulin gjatë sezonit të suksesshëm 1983/84, kur edhe të kuqtë fituan titullin kampion. Pasi u pensionua nga karriera e tij si futbollist, Robinson vazhdoi duke e shijuar një karrierë të suksesshme si moderator dhe komentator dhe bëri famë për punën e tij në Spanjë, ku ishte shpërnguluar me familjen e tij. Familja e tij konfirmoi lajmin përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale të martën në mëngjes.

Ata shkruan: “Me trishtim të jashtëzakonshëm ju informojmë për vdekjen e Majkëllit. Ai na lë me një zbrazëti të madhe, por edhe kujtime të panumërta, me të njëjtën dashuri që i keni treguar.Ne do të jemi përjetësisht mirënjohës për ju që e bëtë këtë njeri shumë të lumtur, ai kurrë nuk ka ecur vetëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria ka bërë publikë hapa të tjerë për lehtësimin e…