Ndërroi jetë komandant “Mixha”

13 tetor 08:37

Ish-komandanti i fshatit Ruhot, Qerim Berisha ka ndërruar jetë më 13 tetor.

Milazim Berisha, djali i komandantit të UÇK-së bëri të ditur se “Mixha” ka ndërruar jetë si pasoj e një sulmi në zëmer.

“Mixha” në luftën e fundit ishte komandant i fshatit Ruhot të Komunës së Pejës dhe krah i djathtë i Komandantit të Rrafshit të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Kontributi i “Mixhës” dhe familjes së gjerë Berisha në çlirimin e vendit ka qenë jashtëzakonisht i madh.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj tha…