Ndërroi jetë shkrimtari, publicisti, gazetari e veprimtari Jusuf Salihu

13 tetor 2020 | 21:41

Përgatiti: Fadil Halimi

Lajmi për ikjen e Jusufit në amshim ka pikëlluar thellë familjen dhe miqët e shumtë në Llap dhe në gjithë vendin.

Ka ndërruar jetë shkrimtari, publicisti, gazetari  e veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Jusuf Salihu, i cili la pas vetes vepra të ndritura si në Letërsi, publicistikë e gazetari. Lajmi për ikjen e Jusufit në amshim ka pikëlluar thellë familjen dhe miqët e shumtë në Llap dhe në gjithë vendin.

Ai, pas përfundimit të Fakultetit Filologjik në degën gjuhë dhe Letërsi shqipe, për disa vite punoi si mësmidhënës në shkollën fillore “Tahir Tahiri”, tash “Nuhi Gashi” në Bradash. Ndërsa në vitet ’80-ta nis punën në “Rilindje”, gazetar korrespodent nga Podujeva. Krahas punës prej gazetari Jusufi zgjedhet kryetar i Këshilit të Arsimit në fillim të viteve ’90-ta nga Qeveria komunale e Podujevës.

Ai mënjëhërë organizoi dhë mëvetësoi mësimin në shtëpi – shkolla pasi pushtesi serb i kishte mbyllur të gjitha shkollat në këtë komunë duke i dëbuar të gjithë nxënësit dhë mësimdhënësit nga objektet shkollore. Organizimi dhe mëvetësimi i shpejtë i mësimit në shtëpi – shkolla ishte model edhe për komunat tjera të Kosovës, punë kjo e cila e pëngonte pushtuesin e athershëm serb. Jusufit pa iu trembur syri emërtoi edhe shkollat me emra të rinj shqip nga ata serb, në emra të rilindarëve e veprimtarëve të shquar kombëtar si: Aleksandër Xhuvani, Fan S. Noli Isa Boletini, Lasush Poradeci, Kadri Kadriu Afrimi e Fahriu, Eçrem Cabej, Ali Hadri, Esad Mekuli, Konstandin Kristoforidhi, Kongresi i Manastirit etj, të cilat shkolla edhe sot i mbajnë me krenari këta emra.

Meqë veprimtaria e Jusufit po ndiqej e pengoj në të gjitha format nga pushtesi i athershëm serb, pak vite më vonë, ai u rrah brutalishtë nga policia fashiste serbe për t’ia pamundësuar veprimtarinë si kryetar i Këshillit të arsimit dhe punën prej gazetari. Ai pas qëndrimit disa mujor në regjim shtrati nga plagët e shumta që kishte marrë, u detyrua të kaloj në Prishtinë për të vazhduar punën prej gazetari, pasi në Podujevë veç kishte vënë themelet e organizimit të mësimit në shtëpi – shkolla.

Jusuf Salihu shquhej edhe në letërsi, I cili botoi veprat me tregime: “Ora pa numra” nga SHB “Rilindja” në vitin 1979 dhe Shën Vetja” nga SHB “Faik Konica në vitin 2013. Rrëfimet e Jusufit janë vlerësuar lartë nga lexuesit dhe kritika letrare.

Një pamje nga promovimi I librit të Jusuf Salihut “Shën Vetja” në vitin 2013 nga Shoqata e gazetarve të Llapit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në konferencë për media ka…