Ndërroi jetë veterani i UÇK-së, Afrim Malsori

25 gusht 2025 | 11:24

Sot ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Malsori.

Afrim Malsori dha një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për liri, duke qenë bashkëluftëtar i Xhelal Hajdës – “Toni” dhe Selajdin Mullabazi – “Mici” në Zonën e Pashtrikut, si dhe kishte afërsi edhe Zonën e Dukagjinit dhe komandantin Ramush Haradinaj, raporton “Epoka e re”.

Shtëpia e tij nuk ishte thjesht një strehë gjatë luftës – ajo u shndërrua në një kazermë të vërtetë të UÇK-së. Brenda saj u pritën e përcollën qindra ushtarë, u morën vendime të rëndësishme dhe u ruajt gjallë shpresa për lirinë e Kosovës.

Bëmat dhe përkushtimi i tij janë dëshmi e një trimi që nuk kurseu asgjë për atdheun. Sot, emri i Afrim Malsorit qëndron me nder në faqet e lavdisë së historisë sonë çlirimtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 13 gusht deri më 2 shtator, boksierja Donjeta…