Ndërron jetë aktivistja e Vetëvendosjes

22 prill 2018 | 13:40

Ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare Nita Rexha, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë.

Lajmin e ka bërë me dije deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci. “E ëmbla jonë Nita Rexha, na trondite e trishtove pamasë me largimin tënd të hershëm nga kjo botë! E dashur, vetëm fizikisht nuk do të jesh me ne, Do të mbetesh gjithnjë në kujtimet tona më të bukura, secili aktivist do të kujtojë buzëqeshjen, çiltërsinë dhe energjinë tënde pozitive! Gjakova sot ndan dhimbjen me familjen, miqtë e shoqërinë, ishe e të gjithë neve! Pusho në paqe, e mira Nitë”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet…