Ndërron jetë aktori dhe komediani i famshëm

30 tetor 2019 | 14:39

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare aktori dhe komediani i “stand up”, John Witherspoon.

Witherspoon është ndarë nga jeta ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Los Angeles.

“Me trishtim të thellë ju informojmë se burri dhe babai ynë, John Witherspoon, vdiq në shtëpinë e tij në Sherman Oaks në moshën 77-vjeç,” ka bërë me dije familja në një njoftim për publikun.

Artisti ishte bërë i njohur me rolin e William Jones në “Friday” si dhe në serinë e animuar “The Boondocks”, një zë që ishte shndërruar tepër familjar për publikun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të zhvillojë nesër (e enjte)…