Ndërron jetë babai i Michael Jacksonit

28 qershor 2018 | 13:56

Joe Jackson, babai i legjendës së muzikës Michael Jacksonit, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçar. Sipas “BBC”, Jackson u shua mëngjesin e së mërkurës. Ai kishte disa ditë që ishte shtruar në spital, pasi vuante nga kanceri në pankreas.

Nipi Taj Jackson ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter”. “Ma shpifin disa komente që po lexoj për gjyshin tim nga disa persona që nuk e njihnin. Ju lutem, mos pështyni aty ku jeni ushqyer. Joe ishte i dashur për familjet tona. Na lini të pikëllohemi të qetë”, ka shkruar Taj Jackson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse u ndal në një barazim 2-2 në ndeshjen…