Xhaka: Ëndrra vazhdon…!

28 qershor 2018 | 13:54

Edhe pse u ndal në një barazim 2-2 në ndeshjen e tretë në grup ndaj Kosta Rikës, Zvicra arriti të kualifikohet për në fazën e ardhshme në Botërorin e Rusisë.

Por me anë të një statusi në llogarinë e tij të “Instagramit”, Granit Xhaka, një prej lojtarëve më të formë te kombëtarja e Zvicrës, ka dashur të tregojë se ata nuk do të ndalen në këtë fazë, por do të vazhdojnë edhe më tej. “16 të fundit! Raundi i ardhshëm, ne po vijmë! Jemi gati për të punuar akoma për të vazhduar ëndrrën”, ka shkruar Xhaka ndër të tjerash në llogarinë personale në “Instagram”.

Xhaka dhe Shaqiri u bënë dy nga futbollistët më të komentuar në Botëror pas golave dhe festës me simbolin e shqiponjës në ndeshjen ndaj Serbisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmet e talibanëve në disa zona në provincën veriore të…