Ndërron jetë Bilall Ukëhaxhaj, babai i dëshmorit Besim Ukëhaxhaj
25 mars 2026
| 12:57
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të Bilall Ukëhaxhaj, babait të dëshmorit Besim Ukëhaxhaj.
“Sot ndajmë dhembjen me familjen atdhetare Ukëhaxhaj, që aq shumë i dha Atdheut në ditët më të vështira. Në memorien tonë, Baca Bilall dhe çlirimtarët, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



