Ndërron jetë ciceroni i parë i Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’, Rifat Bejta

02 prill 2019 | 10:41

Ka ndërruar jetë ciceroni i parë i Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’, Rifat Bejta.

Lajmin e ka bërë me dije ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

“Më dhembje të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, mësimdhënësit, veteranit të UÇK-së, ciceronit të parë të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, Rifat Bejta. Ai gjithë jetën ia kushtoi atdheut. Jetëshkrimi i tij është jetëshkrim i një patrioti të madh që nuk u ndal asnjëherë për të punuar në shërbim të vendit! Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bejta”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Sami Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka shkruar në llogarinë e…