Ndërron jetë doktori nga Shtimja

07 prill 2021 | 11:32

Komuna e Shtimes ka bërë me dije se ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare doktori Hasan Salihu.

Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli përmes një telegrami, i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të atyre që e kanë njohur të ndjerin.

“E nderuara familje Salihu, lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta e birit tuaj, mikut tim, bashkëqytetarit tonë, dr. Hasan Salihu, na pikëlloi të gjithëve pa masë. Më lejoni që në emër të qytetarëve shtimjanë, t’ju shpreh ju ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të shtrenjtit tuaj, si dhe gjithë miqve, shokëve e të njohurve të të ndjerit”, është thënë në telegramin e ngushëllimit të Ismajlit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se…