Ndërron jetë futbollisti i KF Drenicës

24 shtator 2018 | 19:08

Futbolli kosovar është në zi, pasi Fidan Gashi futbollist i KF Drenica ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Këtë e ka bërë të ditur vet skuadra e tij përmes një telegram ngushëllimi ku ka shprehur pikëllimin e thellë të kësaj skuadre për humbjen e ish-futbollistit të tyre.

28 vjeçari ishte pjesë e Drenicës rreth pesë vite.

Ky është shkrimi i plotë i KF Drenicës.

Telegram ngushëllimi!

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-futbollistit tonë, Fidan Gashi. Ai ishte futbollist i KF Drenica para disa vitësh dhe dha kontribut për klubin afro 5 vite në grupmosha të ndryshme të klubit. Në emër të Kryesisë së KF Drenica, shtabit teknik, menaxhmetit, futbollistëve dhe të gjithë dashamirëve të klubit, shprehim ngushllimet më të sinqerta për familjen të afërmit, miqt dhe të gjithë ata që e njohën të riun Fidan Gashi i cili humbi jetën në aksident trafiku. U prefsh në paqe Fidan, ngushllime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin, Ramush…