Ndërron jetë Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Haradinaj

17 qershor 2018 | 02:45

Ka ndërruar jetë babai i kryeministrit të vendit Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj.

Rastin e vdekjes së tij e ka konfirmuar vet Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

Hilmi Haradinaj kishte probleme shëndetësore tash e një kohë por që sëmundja e tij nuk ishte specifikuar për t’u bërë e ditur për publikun.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor ora 14, në Gllogjan.

Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli së bashku me kreun e…