Ndërron jetë infermierja Nazmije Pllana

08 shkurt 2023 | 13:48

Oda e Infermierëve të Kosovës, ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë infermierja Nazmije Pllana.

Përmes një njoftimi në Facebook, OIK shkruan se infermieren do ta kujtojnë si punëtore dhe një humaniste që kishte virtyte të larta njerëzore dhe gjithmonë ishte e gatshme që gjithë pacientëve t’ju ofrojë ndihmën.

Postimi i plotë i OIK:

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve me rastin e vdekjes të Infermieres Nazmije Pllana.

Lajmi për vdekjen koleges tonë Nazmije Pllana, na ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë.

Andaj, do ta kujtojmë si një infermiere punëtore dhe një humaniste që kishte vyrtyte të larta njerëzore dhe gjithmonë ishte e gatshme që gjithë pacientëve t’ju ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm.

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.

Nazmije Plana

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në mengjes ka ndërruar jetë ish-trajneri i famshëm i…