Ndërron jetë legjenda e Liverpoolit

02 mars 2021 | 13:20

Bota e futbollit në zi. Legjenda e Liverpoolit, Ian St John ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, i cili vuante prej një kohe të gjatë, nga një sëmundje e rëndë në prostë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i kuq, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

“Ne jemi shumë të pikëlluar nga vdekja e një legjende të vërtetë si Ian St John. Mendimet e të gjithëve në klubin e Liverpulit janë me familjen dhe miqtë e Ian në këtë kohë të trishtuar dhe të vështirë”, shkruhej ndër të tjera në deklaratën ngushëlluese të klubit anglez.

Ish- sulmuesi skocez kishte fituar dy tituj të ligës së parë nën urdhrat e Bill Shanklit në “Anflied” në sezonet 1963/64 dhe 1965/66, derisa kishte shënuar edhe golin fitues në finale të FA Cup në vitin 1965.

John gjithashtu kishte përfaqësuar Skocinë 26 herë, derisa më vonë ai u bë trajner i klubit të tij të fëmijërisë, Motherwell, si dhe Portsmuthi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e famshme e “Hollywood”-it, Angelina Jolie, ka shitur për…