Ndërron jetë “mbreti i kristaleve” Gernot Langes Swarovski

23 janar 2021 | 01:41

Gernot Langes Swarovski, i njohur si “mbreti i kristaleve” ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Për 35 vjet ai drejtoi kompaninë duke shënuar edhe suksesin më të madh në të gjithë botën.

Stërnipi i themeluesit Daniel Swarovski, lindi në Wattens në Tirol më 1943 dhe në moshën 24 vjeçare u bashkua me bordin e biznesit familjar duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të markës jo vetëm në sektorin e artikujve të dhuratave.

Nën udhëheqjen e tij, dyqani i parë në New York u hap në vitet 1980. Gernot, i cili ka marrë nderime të ndryshme në Austri, ishte gjithashtu president i klubit të futbollit FC Swarovski Tirol dhe themelues i linjës ajrore Tyrolean Airways.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pyetja që mundon gjithë fansat e "The Simpsons" është se…