Ndërron jetë nga Covid-19 doktori Feti Hetemi

19 gusht 2020 | 08:06

Internisti dhe nefrologu nga Komuna e Vitisë, Feti Hetemi, i infektuar me Covid-19, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Doktor Hetemi nuk arriti t’ia dalë në betejën me koronavirusin, në njërën nga klinikat e QKUK-së ku po trajtohej për tri ditë me radhë. Lajmi për vdekjen e tij është dhënë nga një familjari i mjekut të nderë.

“Të nderuar familjarë, shokë dhe miq, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë më i dashuri i ynë Dr. Feti Hetemi. Doki, edhe pse u sfidua në jetë nga shumë stuhi të natyrave të ndryshme dhe i përballoi ato kryelartë, sot ka humbur betejën me sëmundjen Covid-19. Ndjehemi të trishtuar nga kjo humbje, por më shumë se krenar që e patëm. Lamtumirë Dok, burrë fisnik që me shumë mund dhe sakrificë arrite në piedestalet e humanitetit dhe çështjes kombëtare, duke mos pushuar për asnjë moment me shpirtin tënd luftarak për të mposhtur padrejtësitë. Varrimi do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Vitisë, duke i respektuar masat e IKSHPK-së”, thuhet në njoftimin e familjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas udhëtimit më se tre orësh me "charter", skuadra e…