Ndërron jetë punëtori  i shërbimeve sociale në Ferizaj Mërgim Sojeva

29 korrik 2020 | 17:19

Ka ndërruar jetë Mërgim Sojeva, punëtor shumëvjeçar i shërbimeve sociale në Ferizaj.

Me këtë rast, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit ka ngushëlluar familjen Sojeva, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.

“Më pikëlloi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta të punonjësit të dalluar të shërbimit social, udhëheqësit të skemës sociale në Qendrën për Punë Sociale, Mërgim Sojeva. I trishtueshëm ky lajm, që pllakosi mërzi në mesin e familjes, të njohurve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit. Mërgim Sojevën do ta mbajmë mend gjithmonë si shpresën e më nevojtarëve, punëtorin shembull e prindin e përkushtuar. U prehtë në paqe e dritë pastë shpirti i tij. Ngushëllime familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit”, është thënë në telegram ngushëllimin e Aliut. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka pritur…