Ndërron jetë Valdet Zeqiraj nga Istogu

04 mars 2018 | 11:18

Valdet Zeqiraj, 27 vjeçar, i cili vuante nga sëmundja e kancerit ka ndërruar jetë gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm.

Ai kohë më parë kishte shkuar për në Turqi për të kërkuar shërim për sëmundjen nga e cila vuante tash e një kohë, kjo ngase sëmundja e tij nuk ishte e shërueshme në Kosovë.

Familja e tij ditë më parë nëpërmjet një postimi publik ka kërkuar nga qytetarët që ta ndihmojnë 27 vjeçarin me mjete financiare për shërim.

Sipas familjarëve të Valdetit, Ministria e Shëndetësisë i kishte ndarë tij 23 mijë euro për kurimin e sëmundjes. Por këto nuk ishin të mjaftueshme. Kjo ngase atij i duheshin të paktën 130 mijë euro për ta vazhduar shërimin.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar një i afërm i tij.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e hidhur se; bashkë familjari i ynë Valdet Halil Zeqiraj ka ndërruar jetë . Ne familjarët e Valdetit i falënderohemi të gjithë ata shokë , miqë , dashamirë e bashkëpatriot Shqiptar për vullnetin e mirë dhe gatishmërinë e tyre te çeliktë, për ta ndihmuar e shpetuar Valdetin 27 vjeçar i cili po luftonte kundër sëmundjes së keqe”, thuhet në njoftimin e Afrim Zeqirit, familjar i Valdet Zeqirajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe në një të ardhme të afërt nuk…